“Bomba” nga Gjermania, Bayerni mendon për rikthimin e Guardiolës

Hans-Dieter Flick ka arritur që të rikonfirmohet si trajner i Bayernit në fushën e lojës pas fitores spektakolare ndaj Dortmundit. Pas shkarkimit të trajnerit Niko Kovac, Flick do ta mbyllë sezonin në krye të ekipit, por me shumë mundësi do të largohet sezonin e ardhshëm.

 

Sipas gazetës “Bild”, klubi bavarez është në kërkim të një emri të madh, teksa kandidatët deri më tani kanë qenë Ten Hag (Ajax), Thomas Tuchel (Psg) dhe së fundmi Pep Guardiola.

Për trajnerin aktual të Manchester City-it do të ishte një rikthim i madh pas largimit në vitin 2016. Nuk ka asnjë konfirmim apo mohim, por një nga anëtarët e komitetit të klubit, Edmund Soiber, duke folur për “Sportbild” ka sqaruar: “Po Flasim për një trajner fantastik, por për këtë gjë angazhohen agjentë të tjerë. I njoh mirë përgjegjësit e mia dhe e di që deklaratat e mia publike para vendimeve të rëndësishme do të duken jashtë realitetit”. /R.Lika-Koha Jone/