Arta Marku tregon për takimet me kryeministrin

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku e cila ka dalë sot para KLP, e pyetur nga anëtarja Nurihan Seiti zbardhi edhe një pjesë të takimeve me kryeministrin Edi Rama gjatë protestave të opozitës. Ajo tha se ka bërë disa takime me kryeministrin, pasi ai drejton disa komisione ku është pjesë si drejtuese e një prej institucioneve kryesore kushtetuese. Lidhur me takimin që iu referua Seiti, Marku theksoi se nuk ka qenë raportues por për situatën emergjente.