Arta Marku: S’mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit

Ka nisur pak minuta më parë seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku do të intervistohen tre kandidatët për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Seanca ka nisur me Arta Markun, e cila po bën një prezantim të karrierës së saj.

“Prej 18 dhjetori 2017 mbaj pozicionin e përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm. Ka qenë një periudhë jo e lehtë pasi i gjithë sistemi po reformohet. Nuk mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit”, ka deklaruar Marku.

Nga ana tjetër, KLP njoftoi në hyrje të seancës se pas prezantimit do të bëjnë pyetje dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur procesin.