Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese, Musa Ulqini: Kuvendi zbatoi Kushtetutën

I ftuar në FaxNews Musa Ulqini deputet i PS-së, ka folur për emërimin e vakancës së dytë të presidentit Meta në Gjykatë Kushtetuese pak orë më parë. Ulqini shprehet se dekretimi i Presidentit nuk është i drejtë. Gjithashtu, deputeti i PS-së foli edhe për mos hapjen e rrugës për betimin e Arta Vorpsit, si anëtare e Gjykatës së Kushtetuese. Ulqini tha se nëse Meta vijon kështu do ti shtoi të tjera argumentat komisionit që është ngritur për shkarkimin e tij.

Kemi 6 anëtar deri tani të Gjykatës Kushtetuese. Nuk bëj dot koment specifik për këtë çështje. Presidenti sonte do të jetë në konferencë dhe do të shprehet. Jam i bindur që të gjitha shpjegimet që na janë dhënë me shkrim në Kuvend ditën e hënë dhe që ne kemi votuar.

Kuvendi ka zbatuar Kushtetutën ditën e hënë. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, ku 3 zgjidhen nga Presidenti i vendit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Në të tre rastet kandidatët burojnë nga Këshilli i Lartë i Emërimeve (AKED).

Në Kushtetutë parashikohet që nëse Presidenti, Kuvendi apo edhe Gjykata e Lartë nuk kryejnë funksionin e vetë Kushtetues se duke mos zgjedhur një emër nga 3 emra që shkojnë në AKED, kështu në mënyrë automatike, shkon emri i parë që rezulton në krye të listës. Kjo është parashikuar për të zgjidhur ngërcin. Dekretimi i Presidentit nuk është i drejtë. Është lajm shumë i mirë, që Kuvendi me dy propozimet dhe AKED me propozimet që ka sjell mundësojë një nga kushtet e Bundenstagut të realizohen dhe Gjykata Kushtetuese të fillojë të punojë. Do të marrë fund kalvari i gjatë i Gjykatës, pasi deri më tani nga Vettingu ka kaluar vetëm një anëtare, Vitore Tushen.

I pyetur nga gazetari i FaxNews se Presidenti mund të mos i hap rrugë betimit të Arta Vorpsit, Uliqini thotë se nëse Meta vijon kështu do ti shtoi të tjera argumenta komisionit që është ngritur për shkarkimin e tij.

“Ka gjithë farë zërash, dhe unë di që nëse presidenti vijon të bëjë ashtu siç ka bërë muajit e fundit duke mos zbatuar ato kompetenca që i jep Kushtetuta e Shqipërisë, shpreh keqardhje të thellë por ai do ti shtoi të tjera argumentat komisionit që është ngritur për shkarkimin e tij. Nuk e kuptoj pse Presidenti vepron në këtë mënyrë dhe s’dua të shtojë më asgjë tjetër”, u shpreh deputeti.