Ten Hag: De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë

Trajneri i Ajax-it, Erik Ten Hag, ka folur nga Nyon ku gjenet në një forum të organizuar nga UEFA. Strategu i përfolur për të marrë e Barcelonës dhe Bayernit, ka komentuar formën e mbrojtësit De Ligt, i cili ende nuk ka arritur formën e tij më të mirë te Juventusi.

 

“De Ligt do të bëhet mbrojtësi më i mirë në botë. Matthijs është një futbollist i jashtëzakonshme që e kam ndjekur me interes te Juventusi. Pavarësisht se është i ri, është një nga më të mirët në Europë dhe do të rritet ende.

Është eksperienca e parë jashtë, në një kampionat të vështirë, por është në nivel të lart. Vështirësitë me prekjet me dorë në zonë? Nuk kemi folur për këtë gjë, nuk e di për përqindjen, por e di që do të marrë shumë kënaqësi”, deklaroi trajneri i Ajax-it.