SpaceX lanson 60 mini satelitë të tjerë – qëllimi, sigurimi i mbulimit global me internet

SpaceX ka lëshuar të hënën 60 mini satelitë, grupi i dytë i një rrjeti orbital për qëllim sigurimin e mbulimit global me internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketa Falcon “shpërtheu” në qiell gjatë mëngjesit, duke shënuar fluturimin e katërt të paparë të një përforcuesi për SpaceX.

Siç është thënë tutje, satelitët kompakt me panel të sheshtë – vetëm 260 kilogramë secila – do të bashkohen me 60 të tjera të lëshuara në maj.

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk, dëshiron të vendosë në orbitë mijëra prej këtyre satelitëve Starlink, për të ofruar shërbim të internetit me shpejtësi të lartë kudo.

Ai planifikon të fillojë shërbimin vitin e ardhshëm në SHBA dhe në Kanadanë veriore, me mbulim global për zonat e banuara.

Ndryshe, muajin e kaluar, Musk përdori një satelit në orbitë Starlink për të dërguar një cicërimë: “Wow, po funksionon!!”

SpaceX është në mesin e shumë kompanive të interesuara për të siguruar mbulimin e internetit me brez të gjerë në mbarë botën, veçanërisht në zonat ku kushton shumë ose është jo i sigurt. Të tjerët përfshijnë OneWeb dhe Amazon të Jeff Bezos.

Sipas Musk, të ardhurat nga Starlink mund të ndihmojnë SpaceX të zhvillojë raketa dhe anije kozmike për të udhëtuar në Mars, ambicia e tij kryesore.