SHBA & NATO mbeten jetike për sigurinë dhe vlerat Euroatlantike

Nga Gjeneral Pirro Ahmetaj*
Po ndaj “këndvështrimet dhe kundërshtitë profesionale” në lidhje me deklaratën “bombastike” të Presidentit Macron: “NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”.
Nuk është e para herë në 70 vjet histori suksesi të NATO-s (si Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit dhe vlerave Euroatlantike), as e fundit dhe as një zë i vetmuar nga brenda NATO-s.
Veçanërisht mbas viteve 1991, mbasi ishte “shkërmoqur” Traktati i Varshavës (i cili u krijua 6 vjet mbas themelimit të NATO-s (1955), aktorë, faktorë, strategë dhe oponentë të vijës së parë nga kontinenti europian, “nxitimthi” shtruan pyetjen: “misioni u KRY, pse na duhet NATO”?
Ndërkohë, vetëm për ekspertët/kolegët shtoj se, BE nëpërmjet disa marrëveshjeve (Berlin++) ka ngritur dhe përditësuar arkitekturën politike dhe ushtarake (ESDP/Mil.Com/PESCO), etj.
Por, me gjithë ambiciet, “idetë brilante/populiste” dhe përpjekjet, ende nuk ka një përgjigje: “BE është konkurruese apo komplementare me NATO-n në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Edhe më e thjeshtë, për mijëra e mijëra bilionë euro/dollarë, mbetet:“A mundet BE të ngrejë kapacitete për tu “vete-mbrojtur pa fuqinë ushtarake të SHBA nga kërcënimet referuar artikullit 5”?
Mos të bëjmë naivin për të ushqyer “populizmat antiamerikane”,që në Shqipëri u bënë edhe më qesharake nga “citatet” e diktatorit të rrjedhur Enver Hoxha, si “rreziku anglo-amerikan”.
Besoj fort, se përgjigjen e dinë të gjithë, përfshi edhe Presidenti Macron! Historia na kthen në rrethanat e përgjakshme të para-Luftës së II-të, kur pothuaj të gjitha vendet e BE, përpiqeshin të bënin “mbi/nën dhe”, marrëveshje me Hitlerin, duke ëndërruar “se vendi tyre s`do të prekej .…. ose të “merrnin premtimin”, se Ai si, ciklopi do i`u bënte nder se ‘do ti hante të fundit …”.
Kështu, do doja dhe uroja të isha gabim, por në analizën strategjike, këto qasje “të forta” më dalin të përafërta në mos njësoj propagandistike: “të rrisin popullaritetin duke frymëzuar patriotët e rinj, me lavdinë dhe ambiciet e vjetra të Francë”. Besoj dhe uroj të jetë vetëm kaq!
Prandaj,ri-kujtoj se, mbase jo fare rastësisht, përsëri nga Presidenti Charles de Gaulle, i cili në 1966, “vetë- ngriu” statusin e pjesëmarrjes së Francës në Strukturën e Integruar Ushtarake të NATO, për plotë 42 vjet (1966 – 2009)!
Sigurisht, kjo deklaratë, kërkon një analizë shumë dimensionale, dhe do ishte qesharake vetëm të pretendoja se kjo do mundet të bëhej me vetëm një status në facebook.
Ndërsa për mbarë Kombin tonë (me dy shtete) dhe rajonin, historia e largët dhe e afërt, “Ulëret fort nga mirënjohja”, se: “SHBA dhe NATO mbeten jetike për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe proposperitetin, edhe për 107 vitet që vijnë”.
Gjithsesi, përtej modestisë së tepruar, si ekspert “rritur profesionalisht 25 vjet në NATO”, shpresoj të kontribuojë sadopak, për të qartësuar dhe shmangur “çoroditjen e opinionit publik”, mbarë kombëtar, në rajon, NATO, dhe jo vetëm.

*Gjeneral Ahmetaj, 25 vjet eksperience në NATO. Këshilltar i Presidentit të Republikës, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.