Mirabelli: Formacionin e Milanit e bënin drejtuesit, jo Gattuso

Massimiliano Mirabelli ka zbuluar se ish-drejtuesit e Milanit zgjidhnin formacionin që Gennaro Gattuso duhet të hidhte në fushë dhe jo vetë ish-trajneri. Në një intervistë për “TeleLombardia”, mbron vendimin e tij për të zgjedhur Gattuson, ndërkohë që sipas tij drejtuesit donin Tuchel.

 

“Nuk kisha një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me pronarët. Kam harxhuar ditë të tëra për t’i bindur se Gattuso ishte trajneri i duhur. Klubi më tha se mund të zgjidhja Tuchel, në fund, më thanë se mund të bëja ç’të doja, por do të më duhej të merrja të gjitha përgjegjësitë nëse nuk do të shkonte mirë, pra do të duhet të largohesha.

Më vjen keq që Rino nuk arriti të bëhej një aset i rëndësishëm për Milanin. Faji im ishte edhe kur disa prej liderëve të klubit i thoshin kë lojtar të fuste në fushë?

Raiola mori mbi 100 milionë euro nga Milani. Kam parë dokumentet. ”, deklaroi Mirabelli.