Habiten ndjekësit, “Sarp” shfaqet me ndryshimin drastik në pamje

Është një prej aktorëve të dashur turq jo vetëm në vendin e tij, por edhe në Shqipëri. Me rolin e ‘Sarp’ në serialin “I infiltruari” e transmetuar në Tv Klan, aktori Çagatay Ulusoy, u kthye në një aktorët e preferuar në vendin tonë.

Sipas mediave turke ai është duke xhiruar një produksion të ri kinematografik për të cilin nuk ka ende detaje.

Nga xhirimet e këtij filmi janë publikuar disa foto, ku aktori shfaqet me pjesëtarë të tjerë të kastit. Mirëpo ajo që ka bërë përshtypje dhe ka lënë ndjekësit e tij të habitur është pikërisht pamja e tij.

Aktori shfaqet me disa kile më shumë, në përshtatje të personazhit të tij të ri. Ndjekësit nuk e kanë pëlqyer këtë ndryshim kaq të madh në pamjen e tij dhe kanë komentuar që Çagatay të nisë menjëherë për të hequr kilogramët e tepërt.