Futbollistët e Napolit kanë frikë pas grabitjeve, Prokuroria nis hetimet

Pauza nga ndeshjet e kombëtares mund të sjellë disi qetësi te skuadra e Napolit, që po kalon momentet më të vështira në vitet e fundit. Kaosi pas ndeshjes ndaj Salzburgut, rezultatet zhgënjyese e ajo që i ndodhi Allan e Zielinski kanë sjellë pasoja jo vetëm në nivelin e fushës, por edhe jashtë futbollit. Zyrat e Prokurorit Publik po punon për të kuptuar nëse ka lidhje mes rebelimit të lojtarëve me çështjet që pasuan.

 

Në organikën e të kaltërve ndihet frika, dikush mbrohet me shërbimin e mbikëqyrjes private 24 orë në 24 (si Koulibaly) e dikush largohet për mungesë sigurie në një pikë delikate të jetës (si gruaja e Allan). Ngjarja ndodhi menjëherë pas shpëthimit të tyre ndaj klubit dhe mendohet se mund të ketë lidhje me tifozë të revoltuar që kanë dashur t’u bëjnë keq.

Nuk është hera e parë në fakt që ndodh diçka e tillë në Napoli: 2011 ishte një vit i tmerrshëm me vjedhje, grabitje e makina të rrëmbyera që përfshinë Cavani, Lavezzi, Hamsik, Behrami. Pa llogaritur vjedhjen e orës së Insigne, në dalje nga një restorant.