Festivali i Këngës/Alketa i ”përgjegjet” akuzave të Diana Ziut

Drejtimi artistik i Festivalit të Këngës nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu shkaktoi një debat. Emra si Diana Ziu, Vangjel Toçe, Kujtim Prodani, Erik Lloshi etj, reaguan herë me ironi dhe herë në mënyrë më të drejtpërdrejtë në lidhje me manipulimet që thuhet se janë bërë nga produksioni.

Deri tani, dyshja nuk i është kundërpërgjigjur akuzave, megjithatë Alketa Vejsiu reagoi ashtu tërthorazi në një sekuencë pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram.

Pyetjes “Çfarë prisni të shihni ndryshe në këtë edicion?”, dikush i është përgjigjur me: “Presim të shikojmë korrektësi, që besojmë se do ketë sa të jetë në duart e tua”. ”Patjetër! Fitore me meritë”,-thekson Alketa. Dikush tjetër sugjeron meritokracinë, e cila sipas Vejsiut, është e sigurt.