Dëmet nga stuhia në Lezhë dhe Llogora, reagon OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, vazhdon punën për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e ditës së sotme në Lezhë dhe Llogora.

“Moti i keq i ditëve të fundit po shkakton dëme edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Këtu jemi në Lezhë, ku grupet e avarive ndodhen në proces riparimi të fiderave Gjadër dhe Shënkoll – Tale. Stuhia këputi linjat dhe dëmtoi shtyllat, duke sjellë kufizime për banorët e zonave Balldren, Gjadër, Dajç, Mabe, Troshan dhe Kallmet”, shprehet OSHEE.

OSHEE sqaroi se “Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar disa shtylla duke nxjerrë jashtë funksioni fiderin R1 të Nst. Radhimë. Pa energji janë zonat Llogora, Dukat, Tragjas dhe Llogora. OSHEE, Vlorë po punon për normalizimin e situatës”.