Besa në ”Kënga Magjike” me “Histori”, këtë herë si kantautore (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, është rikthyer në festivalin ”Kënga Magjike 2019”, pas gjashtë vitesh. Ajo duket se po rikthehet në këtë festival edhe më fuqishëm, marrë parasysh që kënga e saj “Tatuazh në zemër”, në vitin 2013 e shpalli fituese atë. Kënga “Histori”, me një tekst e ritëm mjaft të veçantë, të cilën tanimë mund ta gjeni në YouTube. Për herë të parë, e njëjta vjen si kantautore, kjo ngase autorësinë e tekstit dhe muzikës të këngës së saj e mban ajo vetë.

Këngëtarja në fjalë është fituese e një sërë çmimesh në festivalet muzikore ku ajo ka qenë pjesëmarrëse. Ajo triumfoi në edicionin e 5-të të Top Fest dhe edicionin e 15- të të festivalit Kënga Magjike, ku u vlerësua me çmimin e parë. Pikërisht viti 2013 ka qenë pjesëmarrja e fundit e Besës në Kënga Magjike, ku kënga e saj “Tatuazh në zemër” atë vit u vlerësua edhe me çmimin Best Dance.

“Çmimi Jon Music” dhe “Çmimi i Kritikës” janë gjithashtu çmime të fituara nga këngëtarja e njohur në festivalin “Kënga Magjike”. Në karrierën e saj shumëvjeçare, Besa po ashtu ka realizuar edhe një sërë bashkëpunimesh mjaft të suksesshme.