Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili denoncon binomin mafioz: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi – Qeveri

Politikë E hënë, 11 Nëntor 2019 11:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili denoncoi me fakte dhe prova “Binomin mafioz: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi – qeveria shqiptare”.

Deklarata e Petrit Vasilit
Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Të gjithë ju që keni besuar tek reforma në drejtësi, tek Kushtetuta dhe tek ligji, jam këtu për të denoncuar me fakte dhe prova binomin mafioz Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, qeveria shqiptare. Po e quaj binomi mafioz me bindje të plotë pasi aktet e konsumuara nga të dy palët janë tepër të rënda, janë vepra penale të mirëfillta, ndaj të cilave shteti i kapur ka mbyllur sytë, prokuroria e kapur ka mbyllur sytë por qytetarët duhet të njihen. Mazhoranca me ulërimat pa fund ka bërë publike që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ai që përcakton kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë klasifikimin e kandidatëve dhe vendimin e tij e ka nxjerrë në gazetën zyrtare të Shqipërisë, pra vendimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është botuar në gazetën zyrtare të Shqipërisë.

Çfarë thotë ligji për publikimet në gazetën zyrtare?

Për në Fletoren Zyrtare për të qenë shumë të saktë botohen ligjet, dekretet e Presidentit të Republikës, aktet normative të Këshillit të Ministrave, aktet normative të Ministrave, rezolutat deklaratat e Kuvendit të Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe akte të tjera të përcaktuara me ligj.

Po çfarë thotë ligji lidhur me publikimet që KED duhet të bëjë këshilli i emërimeve në drejtësi?

Ligji thotë shumë qartë: Lista e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet për tu zgjedhur, e shoqëruar me arsyetimin përkatës, lista e kandidatëve që vijojnë konkurrimin dhe renditja e tyre, publikohen në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Pra jo në Fletoren Zyrtare. Binomi Mafioz për të çoroditur opinionin publik, e ka shpërdoruar Fletoren Zyrtare dhe e ka kthyer thjeshtë dhe vetëm në një gropë riciklimi të plehrave mafioze të kësaj dysheje KED dhe qeveri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Natyrshëm ka disa pyetje shumë të rëndësishme. Kush e dërgoi dhe e mori përsipër të dërgonte këto akte për botim në fletoren zyrtare? Kush mori përsipër që ti botonte në fletoren zyrtare duke dhunuar haptas ligjin? Kush urdhëroi publikisht botimin në Fletoren Zyrtare, pasi qendra e publikimeve zyrtare është në varësi të drejtpërdrejt të Ministrisë së Drejtësisë? Detyrimi e publikimit të dekreteve të Presidentit, Fletorja Zyrtare e ka me ligj dhe këto dekrete nuk u publikuan kur ishte çështja e shtyrjes së zgjedhjeve. Kush urdhëroi mospublikimin e tyre? Kush ka kurajë të shkelë ligjin dhe Kushtetutën e dekreteve të Presidentit që janë detyrim ligjor për tu zbardhur dhe për tu publikuar në fletoren zyrtare nuk e kryen, ndërsa vendimet të këshillit të emërimeve të drejtësisë që nuk duhet të publikohen atje, por në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë i boton. A e keni shumë të qartë dhe një fakt tjetër shumë të rëndë që Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka detyrim të botojë dhe të publikojë përmbledhjen e të gjithë procesverbaleve zyrtare të mbledhjeve dhe mbi 99.9% të këtyre procesverbaleve nuk janë publikuar edhe sot e kësaj dite, ndërkohë që detyrimi është me ligj dhe në nenin 226 thotë Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë siguron që mbledhja të regjistrohet në sistemin audio dhe një përmbledhje e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit mbahet dhe bëhet publik në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, as kjo nuk ndodh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk ndodh të nderuar qytetarë sepse nuk po ndërtohet një drejtësi e re, po ndërtohet një drejtësi mafioze e kapur, e cila po përpiqe të eci përpara në këtë skenar, e cila është kundër shqiptarëve dhe drejtësisë së barabartë për të tërë, por ka synim vetëm krijimin e gjykatave që i shërbejnë Rilindjes, që sigurojnë pandëshkueshmërinë e saj, sigurojnë mundësinë e përvetësimit dhe rrëmbimit të pushteti politik dhe vendosjes në funksion të këtij pushteti.

Këto akte flagrante janë të qarta dhe publike dhe unë do ti bëja thirrje edhe Ndërkombëtarëve që kanë mbështetur Reformën në Drejtësi dhe që e mbështesin sot e kësaj dite, të hapin sytë dhe të shqetësohen sa ne për këto shkelje flagrante dhe monstruoze, pasi këto shkatërrojnë dhe rrënojnë çdo ditë reformën në drejtësi dhe nuk ngrenë drejtësi të re, atë të cilën u miratua në 22 Korrik me 140 vota.

Sigurisht, jam këtu publikisht në emër të LSI-së, por dhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptar, të cilët në masë prisnin një drejtësi të re që dhe të gjithë këta individë politik, këta militantë të kapur politik, këta rilindas të përbetuar që kanë zgjedhur për të zaptuar institucionet e drejtësisë së re që të mos flenë të qetë në ëndrrën e pandëshkueshmërisë së tyre, pasi koha e pandëshkueshmërisë dhe orët e saj janë pakësuar, janë minuta. Ora e drejtësisë dhe e ndëshkueshmërisë është shumë e qartë.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Faktet janë kaq evidente, kaq flagrante sa do të ishin një punë e thjeshtë dhe për prokurorin më të zakonshëm për t’i çuar përpara drejtësisë e për t’i ndëshkuar në mënyrë shembullore këta mafiozë që po shkatërrojnë të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve nëpërmjet një drejtësie monstruoze, rilindase, e cila rrënon fatet e njerëzve, por dhe ekonominë e Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

Petrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 6 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 14 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 15 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 20 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.