Si një tatuazh që ngelet në lëkurë/ Gazetari i Le Iene tregon për historinë e Alvin

Open udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit Open takoi gazetarët e Le Iene të cilët e bënë të madhe këtë histori.

“Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë”- tha gazetari i Le Iene Osvaldo.

Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?- e pyeti Eni Vasili.

Historia e Alvinit është si një tatuaz qëtë ngelet në lëkurë. Kemi shikuar që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe.

Edhe gazetari Luigi Pelazza që foli për mikrofonin e Open për historinë e Alvin Berishës.

Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?- u pyet Pelazza.

Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Nje rol të madh ka luajtur Ambasadori italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar- tha Pelazza.