Reperi kafshohet nga gjarpri gjatë xhirimeve: Shpresoj të mos vdes

Lil Pump është kafshuar nga një gjarpër gjatë xhirimit të videoklipit të ri muzikor.

Reperi 19-vjeçari publikoi nj video ku tregonte dorën e tij të përgjakur pas kafshimit nga gjarpri.

“Thjesht u kafshova pak nga një gjarpër,”-shkroi ai. “Shpresoj të mos vdes.”

Reperi po mbante gjarprin në dorë, pasi zvarraniku do ishte pjesë e videoklipit.

Ai u kafshua sapo një nga anëtarët e ekipit ia dha gjarprin në dorë.

Gjithashtu, zvarraniku u përpoq të kafshonte edhe një tjetër anëtar të ekipit.