Platforma për ekonominë, Basha: ”Taksa e akullit” do të bëhet 3%

Gjatë takimit me bizneset prodhuese në Durrës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se në momentin që PD do të vijë në pushtet taksa e transferimit të pronës do të shkojë në 3%. ”Gabim që e nisëm ne, se ne e çuam taksën e pronës 8% por këta e dyfishuan. Ne e nisem por është koha edhe për të kërkuar ndjesë. 3% do bëhet taksa e transferimit të pronës. 15 përqindëshi mbi pronën është taksa e akullit, ngrirjes së ekonomisë që nuk e lejon të ecë para”.