Me sëpatë në dorë, pacienti terrorizon personelin e spitalit në Tetovë (FOTO)

Në rrjete sociale është publikuar një video ku një pacient ka terrorizuar personelin e Spitalit të Tetovës. Në faqen e facebook-ut të portalit ”Shqipmedia”, është publikuar videoja e mëposhtme. Mbi video sqarohet se ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Tetovës.

Pacienti hyn brenda spitalit me sëpatë në dorë. Nuk ka ndonjë sqarim shtesë për arsyet ose edhe nëse ka ndodhur ndonjë incident, por kjo video po publikohet në një periudhë jo të sigurt kohore për personelin mjekësor.

Jo shumë kohe më parë u protestua për sigurinë e mjekëve dhe personelit mjekësor, të cilët ndihen të kërcënuar dhe te pasigurt nga pacientët dhe përcjellësit e tyre. Kërcënime dhe sulme fizike ndaj mjekëve kanë ndodhur shpesh në periudhën e fundit në Maqedoninë e Veriut.