Horoskopi 12 nëntor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Sot mund të përjetoni ndjenja të kundërta me njëra-tjetrën. Një minutë do ndiheni sikur duhet të uleni e të prisni që gjërat të vijnë natyrshëm, ndërsa më vonë do mendoni sikur duhet të veproni. Asnjëra mënyrë nuk është më e mirë se tjetra, prandaj bëni atë që ndjeni.

DEMI

Sot mund të përjetoni emocione të forta, të cilat duhet ti konsideroni në aspektin pozitiv. Zemra juaj mund të ndihet e abuzuar, kështu që bëni gjithcka është e mundur që të kujdeseni për të. Jini të vëmendshëm kur lejoni të tjerët t’ju afrohen më shumë se sa duhet.

BINJAKËT

Shqetësimi që përjetoni sot, thjesht ju kujton se është e rëndësishme të përfshiheni në projekte arti që ju bëjnë të lumtur. Mësoni nga njerëz që nuk kanë frikë të ndjekin ëndrrat e tyre. Mos u shqetësoni aq shumë për atë që mendojnë njerëzit e tjerë për punën tuaj. Tani është e rëndësishme t’i bëni këto gjëra për veten tuaj.

GAFORRJA

Njerëzit mund të mbështeten tek ju në shumë mënyra, prandaj kini kujdes që të mos hidhni askënd poshtë. Ajo që është më e rëndësishmja është që të bëni më të mirën tuaj, jo domosdoshmërisht që të arrini përsosmërinë.

LUANI

Përpiquni të mos përfshiheni në një betejë emocionale sot. Natyra juaj e dashur dhe e lirë është shumë e cmuar për tu bërë pjesë e fjalëve të rënda dhe ofenduese. Nëse shihni përshkallëzim të një situate, mos qëndroni afër dhe do të jeni më të qetë.

VIRGJERESHA

Ju mund të ndiheni emocionalisht mirë, por pak të pasigurtë në vetvete. Dikush po sfidon mënyrën tuaj të të menduarit. Ju jeni të lumtur, prnadaj jini të lirë të thoni atë që mendoni dhe të bëni atë që ndjeni.

PESHORJA

Sot duhet të dilni dhe të shihni filmin që e keni patur në mendje prej javësh. Ju do të jeni të lumtur, por kini kujdes që të mos i jepni rëndësi cështjeve emocionale që s’thonë asgjë për ju.

AKREPI

Ju mund të përballeni me një zgjedhje midis dy realiteteve të ndryshme. Ju jeni në gjendje të kuptoni të miqtë dhe familjen, por nuk dini afër kujt të qëndroni. Mjafton të mbani qetësinë dhe cdo gjë do kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

SHIGJETARI

Kini kujdes që të mos ngatërroni imagjinatën dhe emocionet. Skenaret e mëdha që keni krijuar në kokë mund t’ju fundosen menjëherë. Dita e sotme do ju kërkojë të jeni seriozë dhe praktikë, sidomos kur vjen puna tek ndjenjat tuaja.

BRICJAPI

Projektet mund t’ju duken shumë të vështira sot. Duket sikur kanë aq shumë punë sa kërkojnë më shumë se sa mund të jepni. Ndoshta gjendja e sotme emocionale është aq e qetë sa nuk doni ta trazoni me asgjë tjetër.

UJORI

Nëse përballeni me probleme në një fushë të caktuar, merreni si shenjë që duhet të ndiqni një rrugë të re. Kjo është një prej atyre ditëve kur realiteti përplaset me fantazinë tuaj. Shijojeni botën tuaj imagjinare, por përballuni me realitetin.

PESHQIT

Lejoni natyrën tuaj sensuale të shprehet lirshëm sot. Kjo pjesë e qenies suaj nuk shprehet rregullisht. Dilni për një shëtitje të gjatë me dikë që e doni. Ndriçoni disa qirinj në dhomën tuaj të gjumit ose bëni një banjë të nxehtë. Shijoni një darkë romantike. Mos u kapni aq shumë në aspektin intelektual të gjërave sa të harroni anën sensuale të jetës.