Fansi bëri 400 km për koncertin e tij, Mozzik i kërkon falje publike

Reperi Mozzik zbuloi publikisht se cili është gabimi që ka bërë së fundmi. Ai tregoi se sa i lodhur ishte pas një koncerti sa anashkaloi fotografitë me fansat.

Pasi dëgjoi njërin se i thoshte që kishte bërë 400 km për koncertin e tij, Mozzik u ndje keq dhe për këtë i kërkoi falje në publik.

“Gabimi i fundit që kam bërë është në një koncert. Isha shumë i lodhur, shumë i djersitur pas koncertit. Më prisnin për të bërë foto. Bëra nja 20-30, por e dëgjova një fjalë që më tha dikush nga larg: “O, i kam bërë 400 km vetëm  për të ardhur në koncertin tënd. Shoferi vazhdoi rrugën dhe i rashë pishman që nuk munda të ndalesha të bëja një foto me të. I kërkoj falje nëse më sheh, mos më shaj“, tha Mozzik në emisionin NIN.