Ditëlindja që u kthye në mort/ Kush janë 2 adoleshentet që humbën jetën në aksidentin në Bërzhitë (FOTO)

Vajzat që shihni në foto janë dy 17-vjeçaret që humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi në Bërzhitë të Tiranës.

Vajzat kishin dalë të festonin ditëlindjen e një prej pasagjereve që ndodhej në mjet, 14-vjeçares me inicialet L. M., ndërsa kishin darkuar në një prej restoranteve që ndodhet në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan. Nga të dhënat e policisë, si pasojë e lagështirës, drejtuesi i mjetit, 18-vjeçari Francesk Shaba, (u arrestua) i cili nuk kishte patentë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur disa herë me bordurën anësore të një muri si dhe disa pemë dekorative. Goditjet kanë rezultuar fatale për dy vajzat, ndërkohë që të plagosur mbetën 3 adoleshentë, përfshi dhe shoferin, shkruan BW.