Juventus zhbllokon duelin me Milanin, Dybala është magjik (VIDEO)

Juventus ka arritur që të zhbllokojë super sfidën ndaj Milanit. Paulo Dybala i hedhur në fushë në pjesën e dytë në vend të Ronaldos, do të ishte vendimtar, pasi në minutën e 77-të, arrin që të shënojë një super gol.

 

Sulmuesi argjentinas me një veprim të bukur shmang dy mbrojtës kuqezi dhe më pas arrin ta dërgojë topin në rrjetë me këmbën e djathtë.