Bes Kallaku publikon momentin e ëmbël me Ajkën në krahë

Që prej korrikut të vitit të kaluar, jeta e Besit dhe Xhensilës ka ndryshuar tërësisht me ardhjen në jetë të Ajkës. Çifti e ka përqëndruar të gjithë vëmendjen tek ajo dhe tanimë prej kohësh kanë nisur të publikojnë edhe foto e video me të në rrjete sociale.

Pak më parë Besi ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet Ajka e cila përqafon babin dhe dorën e saj të vockël e ka hedhur në shpatullën e tij.