Tritan Shehu kujton rënien e Murit të Berlinit: Shënoi fundin e komunizmit

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, përmes një postimi në “Facebook” kujton 30-vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit.

Shehu shkruan se “Zhdukja e asaj barriere 30 vite më parë shënoi fundin e komunizmit, një nga tragjeditë më të mëdha ky për njerëzimin, rilindi shpresën duke hapur një epokë të re”.

“Rrëzimi i Murit të Berlinit na evokon sot Presidentin Regan dhe Papa Vojtilen. Zhdukja e asaj barrierë 30 vite më parë shënoi fundin e komunizmit, një nga tragjeditë më të mëdha ky për njerëzimin, rilindi shpresën duke hapur një epokë të re.

Dhe në këtë përvjetor të asaj ngjarje me vlera të pallogaritshme në histori nuk mund të mos kujtojmë dy figurat e ndritura, që secili me mënyrën e tij, hapesirat e tij, fjalët apo veprat e tij, punuan me guxim, këmbëngulje e mençuri për të bërë të mundur atë ndryshim madhor të rruzullit pa miliona të vrarë kësaj here, në favor të paqes, lirisë, vlerave, të drejtave universale.

Presidentin e madh Regan dhe personalitetin më të shquar të periudhës moderne të njerëzimit, Papa Vojtilen”, shkruan Shehu.