Trajneri i Bylisit: Na penalizoi arbitri, penalltia e parë nuk ishte

Trajneri i Bylisit Veljko Dovedan akuzoi gjyqtarin për humbjen që skuadra e tij pësoi ndaj Skënderbeut, pasi sipas boshnjakut penalltia e parë ndaj Bregut nuk ishte ndërkohë që ballshiotëve iu mohua një penallti për prekje me dorë të Gripshit brenda zone.

 

“Sot Skënderbeu luajti me 5 mbrojtës mbrapa. Problemi ynë filloi që kur humbëm penalltinë sepse nëse shënonim do të ishte më ndryshe. Përmbysja dhe penalltitë? U bë faull në fund dhe prandaj na përmbysën. Këto janë arsyet.

Nuk është normale të japësh penallti si ajo, ndërsa ne na mohuan një penallti ndaj Gripshit ku e kapi me dorë në zonë. Sërish vazhdoj të them se nuk dua të merrem me arbitrin. Nuk mund të bëjë analizë loje sot duke parë vendimet e gjyqtarëve që nuk na dhanë penallti pro por kundër i dha”, tha Dovedan.