Sekuestrohen mbi 38 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, dy të arrestuar

Mbi 38 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Sajadhe dhe Igumenicë, ku është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Sipas medieve fqinje, në bagazh dhe sediljet e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar nga policia greke 37 pako me 38 kg e 410 gram marijuanë. Ndërkohë, në pranga ka rënë persona, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Kujtojmë se prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe ne zona te tjera, rreth 9.5 tonë marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.