Pogradec/8 persona dhunojnë barbarisht pronarin e një lokali

Mbrëmjen e kaluar në fshatin Dunicë të Pogradecit, ku një 40-vjeçar, pronar i një lokali, është dhunuar nga tetë persona, pasi kishin konsumuar pije alkoolike aty. Erjon Çollaku është goditur nga disa persona që më herët kishin konsumuar alkool në lokalin e tij. Ata ishin larguar dhe janë rikthyer në momentin që ai po mbyllte lokalin, duke goditur atë dhe thyen edhe xhamat e lokalit. 40-vjeçari pasi ka denoncuar rastin në policinë lokale, ka deklaruar se nuk i njihte dhunuesit, duke mohuar të ketë pasur konflikte.