Modelja Kejvina Kthella reagoi në rrjetet sociale

Modelja Kejvina Kthella reagoi në rrjetet sociale pas raportimeve se është marrë në pyetje në lidhje me atentatin tek Mbikalimi i Shkozetit.

Velina e njohur ka shpërthyer ndaj gazetarëve, që sipas saj janë duke abuzuar dhe i kanë keqpërdorur emrin.

“Gazeflliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruan Kthjella në një reagim të pak minutave më parë në Instastory.

Mediat kanë raportuar se ajo është pyetur për shkak të miqësisë me Redjan Rrajën, të arrestuarin për ngjarjen e rëndë.

Burime policore thanë për gazetën Panorama se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme.

Prokuroria shpreson që të zbulojë të dhëna për lëvizjet e 34-vjeçarit.

Ndërkohë, mësohet se 24-vjeçarja kishte komunikime të shpeshta me Rrajën, që njihte edhe si ‘Dara’ i Krujës.

Sipas gazetës Panorama, modelja kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të Rrajës.

Para pak kohësh, në një intervistë televizive, Kthella ishte shprehur se kërkon që të ketë një partner që ka më shumë para se ajo.