Kim Mehmeti: Më lehtë mësohen qentë se krerët e partive shqiptare

Publicisti Kim Mehmeti ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale për mungesën e dialogut mes politikanëve shqiptarë. “Me lehtë e ke që të gjithë qentë e mëhallës t’i mësosh të urinojnë te e njëjta pemë, se sa drejtuesit e partive shqiptare t’i bindësh të ulen rreth të njëjtës tavolinë të bisedimeve!”,-shkruan publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Mesazhi i shkrimtarit të njohur duket se vlen për kryetarët e e gjithë partive shqiptare.
Krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut ashtu si në Shqipëri nuk arrijnë asnjëherë të bëjnë marrëveshje mes tyre.