Kanye West zbulon në klipin e ri fermën me vlerë 14 milionë dollarë

Reperi i njohur, Kanye West vendosi që xhirimet e klipit të tij më të fundit me titull ‘Follow God’ t’i realizojë së bashku me të atin e tij në fermën e cila është në pronësi të reperit me vlerë 14 milionë dollarë.

Së bashku me të atin artisti ka përshkruar fushën me dëborë, imazhe këto që janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit e tij. Kujtojmë se Kanye ka jetuar përherë vetëm me babain e tij, pasi ky i fundit u nda nga bashkëshortja e tij kur West ishte vetëm 3-vjeç.

Pavarësisht gjithë vështirësive, Kanye ka ushqyer gjithmonë dashuri për zotin, duke u angazhuar edhe ne projekte të tjera në kishë.