Juventus nis takimet me Raiolën për të transferuar Haaland

E duan të gjitha skuadra e mëdha, por Juventus duket po bën lëvizjet e para konkrete. Po flasim për Herling Braut Haaland, sulmuesin norvegjez të skuadrës së Salzburgut. Cilësohet si një fenomen i së ardhshme, teksa këtë sezon, edhe pse vetëm 19 vjeç ka arritur që të shënojë plotë 7 gola në Champions League (tripletë ndaj Genk, 1 ndaj Liverpoolit dhe 3 ndaj Napolit në të dyja ndeshjet).

 

Skuadra austriake e vlerëson në shifrën e 90 milionë eurove kartonin e ri. Juventus ndërkohë kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me agjentin Mino Raiola. Klubi bardhezi ka pasur një takim me të, për të sqaruar momentin.

Babai i Haaland ka deklaruar se e ardhmja e djalit të tij me shumë mundësi mund të jetë në Premier League, por raportet e Raiolës me Manchester United nuk jaë aq të mira. /R.Lika-Koha Jone/