Foto/ “Surprizë e bukur”, Basha pret kampionët e boksit të klubit Vllaznia: Bravo Shkodra!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kampionët e saposhpallur të ekipit të Boksit Vllaznia. Lideri demokrat ka shpërndarë foto me ta dhe trajnerin e tyre, ndërsa  u ka uruar suksese në të ardhmen në sportin e tyre të vështirë, të guximshëm, por dhe “burrëror”.

Postimi i Lulzim Bashës:

Surprizë e bukur vizita sot e 🥇🥇🥇🥇🥇kampionëve të saposhpallur të Ekipit të Boksit VLLAZNIA bashkë me 🏆. Bravo Shkodra! 👏👏👏”-shkruan shefi i PD.