Debati për Festivalin, Diana Ziu letër për Ramën: Ku e gjejnë guximin Vera dhe Zhani për të shpërdoruar 400 milionë?!

LETËR E HAPUR PËR Z. EDI RAMA

Z. Kryeministër, ndoshta gabohem kur mendoj se zërat publike kanë ende impakt në shoqërinë tonë, por po e bëj dhe një përpjekje.

Është mëkat që ka njerëz, të cilët më tepër do humbasin kohë për mbrojtjen e modelit të vjetër të shikimit të botës, se sa ta rregullojnë atë.

Po e nis një letër të thjeshtë, por të rëndësishme për shoqërinë sot, për t’ju vënë në dijeni për çrregullime, abuzime, heqjen e vlerave të artistëve, mungesë transparence e favoritizëm në një vend ku dënohesh për 40 mijë lekë drita dhe quhesh zotni kur me 400 milionë bën si të të doje qejfi.

Por unë do vazhdoj t’i quaj me emërtimin e tyre të vjetër, apo të rinisë së tyre më saktë, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende janë të brymosur me kohën e urdhërave nga lart, ndaj dhe më lind pyetja :

Ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë të duan, për sa kohë nuk kanë urdhër nga lart !

Kush vallë i përkrah kaq shumë? Ku e gjejnë atë forcë mbështetëse që duhet për të bërë si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milionë lekë fonde, e më e rënda, me vetë krijimtarinë kombëtare.

Z. Kryeministër, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” për këtë kategori kuadrosh të Realizmit Socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me Partinë, pa në djall të tjerat.

Ajo që më shqetëson më shumë sot si intelektuale dhe krijuese, nuk janë dy shokët për të cilët gjithë vendi ka një javë që gumëzhin për abuzimin me pushtetin dhe fondet, por për modelin që ata kanë krijuar, dhe mirëmbajne pa ju hyrë gjemb në këmbë.

Pa folur për marrjen e frymës që i bëjnë dhjetëra e dhjetëra regjisorëve dhe artistëve të rinj, të cilët nën ombrellën e shokëve në fjalë nuk kanë asnjë mundësi përveç se të ikin, e te ikin nga sytë këmbët madje.

5 pyetje publike për ju dhe Kryetarin e Kuvendit nga i cili varet TVSH-ja

1. Pse nuk ka një ekip kontrolli për procedurat e konkurimit, të shkelura me fakte publike?

2. Si mund te mos kete as rregullore te miratuar as nje keshill artistik per nje aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike?

3. Si jane shpallur kenge fituese, materiale te cilat nuk jane shkruar apo perfunduar ende dhe sot?

4. Si eshte e munduur qe mekanizmat per transparencen dhe luften kunder korrupsionit vetem ne festivalin e RTSH nuk nderhyjne dot?

5. A e keni forcen te urdheroni nga lart qe mos perdhoset krimtaria kombatare apo i vetmi urdher nga lart per keta njerez eshte vetem ai i krijuesit…?

Me respekt
Diana Ziu