Bie punësimi në Kanada – Bien pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve

Tregu i punës në Kanada u fut në stanjacion në mënyrë të papritur gjatë muajit tetor, tregojnë të dhënat më të fundit, duke humbur 1800 vende pune, ndërkohë që norma e papunësisë mbetet e pandryshuar, në 5.5%.

Punësimi i tkurr gjatë muajit si pasojë e manifakturës dhe sektorit të ndërtimit. Ekonomistët dhe analistët kishin parashikuar një numër vendesh të reja pune në 15900 gjatë muajit. Të dhënat e pagave ndërkohë, flasin për një rritje prej 4.4% për punonjësit e përhershëm.

Të dhënat tregojnë se Kanadaja humbi 16100 vende pune me kohë të plotë gjatë tetorit dhe fitoi 14.300 vende pune me kohë të pjesshme. Numri i të vetë-punësuarve ndërkohë ra me 27.800 gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Dollari kanadez ra pranë nivelit më të ulët në 3 javë krahasuar me dollarin amerikan, menjëherë pas publikimit të këtyre të dhenave mbi tregun e punës.

Këto të dhëna i japin zë edhe më shumë pritshmërive se banka qendrore në vend mund të ndërhyjë në politikat monetare.