Babai i Alvinit: Të mos e ngacmojmë për të treguar për jetën atje

Babai i Alvinit, Afrim Berisha ka treguar për ditën e parë që djali i tij ka kaluar në shtëpi, pasi u shpëtua nga kampi i ferrit në Siri.

Kujtojmë këtu se djaloshi shqiptar arriti të shpëtojë nga kampi Al Hole në Siri dhe ti bashkohet familjes falë një operacioni ndërkombëtar.

Në një intervistë babai i tij ka thënë:

Di pak shqip por mirë. Mua më njohu. Më thërret baba. Bën çdo gjë që i themi pa kundërshtuar, si një ushtar i vogël. I themi hajde të hamë bukë ngrihet menjëherë. Si çdo fëmijë tjetër do të luajë me kompjuter, madje ka kërkuar edhe biçikletën. Më kërkoi biçikletën dhe i tregova që e kishte në garazh. Që ditën kur iku unë të gjithë lodrat e tij i kam ruajtur atje.’’

Po ashtu i ati i djaloshit ka treguar se i kanë thënë që mos ta pyesin për ditët e vështira që ka kaluar në Siri.

Më tej Afrim Berisha ka thënë:

Doktoresha na ka sugjeruar që të mos e ngacmojmë për të treguar për jetën atje. Falënderoj policinë italiane e cila prej 5 vitesh heton rastin tim. Falënderoj dhe shtetin italian dhe shqiptar dhe ambasadoren në Romë që më është gjendur. Të hënën do të shkojmë për të bërë analizat mjekësore dhe do të kujdesemi për këmbën.”

Alvini shkoi në Siri me nënën e tij, pasi kjo e fundit e rrëmbeu. Ajo u bë xhihadiste dhe humbi jetën.