Arsimi profesional e strehimi në “dietë” – Rama shkurton fondet për vitin 2020

Qeveria ka shkurtuar fondet për arsimin e mesëm profesional, pavarësisht objektivave për zgjerimin e tij. Kështu, për 2020-ën, në zërin e investimeve, janë parashikuar rreth 1.3 miliardë lekë për zanatçinjtë, ndërsa sipas aktit normativ të 2019-ës, financimet ishin afro 1.5 miliardë lekë.

Po ashtu, nga shkurtimet është prekur edhe strehimi, ku për vitin e ardhshëm janë akorduar 320 milionë lekë, nga 330 milionë investime që janë parashikuat gjatë këtij viti.

Ndërkaq, edhe pse është miratuar strategjia afatmesme për aftësi dhe punësim, ku parashikohet rikonstruksioni i zyrave të punës dhe ristrukturimi i tregut, investimet për këtë zë do të jenë vetëm 14 milionë lekë më të larta përgjatë vitit të ardhshëm, apo në total 67 milionë lekë. Si objektiv, është vendosur që vitin të hapen 35 mijë vende të reja pune dhe të rritet pjesëmarrje në arsimin profesional.

Por ndërkaq, edhe total i shpenzimeve kapitale për Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, ka pësuar rënie me 1.3 miliardë lekë për vitin 2020, krahasuar me vitin aktual.