Zidane: Mbappe e ka ëndërr që të luajë për Realin

“Po ju them atë që ka thënë vetëm futbollisti: Mbappe e ka ëndërr që të luaj këtu”. Kjo është fraza që ka përdorur Zinedine Zidane kur është pyetur për të ardhmen e super talentit të PSG-së.

 

“Për pjesën tjetër ju lë të mendoni se çfarë të doni. Në këtë moment jemi të përqendruar te ndeshja ndaj Eibarit. Bale dhe Rodriguez nuk janë të dëmtuar, por nuk janë të gatshëm për të qenë në dispozicion, do të shkojnë me kombëtaret e tyre.

E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, si të gjitha në këtë kampionat. Jemi gati për të luajtur një ndeshje të mirë, duke dituar pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarëve.

Superkupa e Spanjës? Ne jemi këtu për të luajtur, vendimet i merr federata. E respektojmë atë që është vendosur dhe do të përqendrohemi në fushë”. /R.Lika-Koha Jone/