VIDEO/ Rakipi: Rama, një ndër diktatorët më të këqinj. Jetojmë në narkoshtet

Për gazetarin Ylli Rakipi, kryeministri Edi Rama është një nga diktatorët më të këqinj. Në një bashkëbisedim me Mustafa Nanon në “Provokacija”, ai thekson se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet.

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”, është shprehur Rakipi.

I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, gazetari u përgjigj se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Edhe diktatorët janë të rendësishëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato, por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë.  Ky shkon me atlete tek presidenti Macron, por këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore këtu. Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlamament”, u shpreh gazetari Ylli Rakipi.