Terror në stacionin e trenit në Athinë: Vritet me thikë një person

Paniku ka mbizotëruar sot në mesditë në një nga stacionet më të ngarkuara të trenit në zemër të Athinës.

Një i huaj, sipas policisë, u gjet i plagosur me thikë dhe pa vetëdije në stacionin e trenit në Monastiraki.
Në vendin e ngjarrjes ka mbritur policia ku edhe po heton ngjarrjen, ndërsa i plagosuri u dërgua në një ambulancë EKAB në një spital.

Dëshmitë e pasagjerëve të cituara nga televizioni publik ERT thonë se altoparlantët këshilluan qytetarët që të largoheshin.

Megjithë përpjekjet e mjekëve për ta mbajtur të gjallë, emigranti ka humbur jetën. Ende nuk është bërë i njohur idenditeti i kombësisë të vdekurit