Studentët, një hap para Universitetit për tregun e punës

Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, u shpreh në ”A2Cnn”, se studentët shqiptarë janë një hap para universitetit sa i përket tregut të punës. Ai theksoi se kurrikulat ka i përshtaten tregut, por degët tradicionale, tha Xhelaj, ndryshojnë më ngadalë. ”Ka kurrikula të reja që u përshtaten tregut të punës dhe ndjekin trendin e nevojave të tregut. Në anën tjetër, ka edhe degë tradicionale të cilat ndryshojnë më ngadalë. Universitetet nuk mund të ndryshojnë kurrikulat çdo vit. Ritmet e tregut të punës janë më të shpejta. Shqipëria është një vend që ka zhvillim. Degët inxhinierike janë gjithmonë në zhvillim. Degët e teknologjisë së informacionit, po ashtu. Ne kemi lëvizje të interesit të studentëve. Studentët janë një hap para universiteteve. Ata e ndjekin shumë mirë trendin dhe dinë ku të fokusohen”.