Skocezet u japin “shuplakë” vajzave kuqezi në Elbasan

Në “Elbasan Arena” u zhvillua sfida e vlefshme për kualifikueset e Europianit të femrave midis kombëtareve të Shqipërisë dhe Skocisë e mbyllur me fitoren e skocezeve me rezultatin 0-5. Kjo është sfida e 4 për vajzat kuqezi në këto eliminatore ku deri tani kanë katër humbje.

 

Kjo ishte sfida e parë e trajnerit Armir Grima, pas rikthimit në postin e trajnerit, në Kombëtaren e femrave kuq e zi. Ndërsa duket se kombëtaret e femrave janë ende shumë larg pritshmërive, ndonëse kanë disa vite që marrin pjesë në kompeticione zyrtare.

Skocezet nuk do të kurseheshin aspak pasi do të shënonin dy gola në pjesën e parë me Emslie dhe Ross, ndërkohë që në të dytën Cuthbert, Godfrey dhe Murrey shënuan emrin në listën e shënuesve. Kuqezinjtë mbeten në vendin e fundit me 4 humbje në Grupin E për eliminatoret e Europianit.