Si ta gjesh kush të adhuron fshehtas në Instagram

I keni vënë re ata 2-3 njerëz që pëlqejnë çdo foto të Instagram-it tuaj dhe shohin mundësisht çdo Story që postoni? Pastaj, mendoheni prap dhe thoni se thjesht jeni ju që po e ekzagjeroni dhe se s’kanë asgjë me ju.Prisni t’ju themi se mund t’i hiqni këto dyshime dhe ta kuptoni nëse janë vërtet adhurues sekret, apo thjesht fotot tuaja janë artistikisht të bukura.

Ekzistojnë qindra aplikacione që vetëm duke i shkarkuar, do t’ju tregojnë cilët njerëz pëlqejnë fotot tuaja edhe pa ju ndjekur fare. Pra, ata që ju ndjekin këmba këmbës, por në mënyrë sekrete.

Tani që algoritmat e Instagram-it kanë ndryshuar, është bërë paksa më e vështirë t’i kontrollosh dhe t’i gjesh çfarë thamë më lart, por niseni me shkarkimin e këtyre programeve: Best Buddies, FollowMeter dhe Followers+.

Pasi t’i keni në telefonin tuaj dhe t’i jepni akses  në Instagram, këto aplikacione do t’ju tregojnë me shpejtësi 10 njerëzit që ndërveprojnë më shumë me ju nga gjithë të tjerët.

Herë pas here, mund të shihni nëse lista e admiruesëve sekret ka ndryshuar apo jo.

Gjithsesi, kini kujdes sepse ka shance që thjesht postet e tua t’i dalin më shpesh në profilin e tyre të Instagram-it dhe kaq. Në të kundërt, zbuloni kush fshihet aty mbrapa dhe po pret me padurim për një tjetër shenjë nga ju!