Shqiptarët lënë kamionat, po nisen me jahte luksoze drejt Britanisë së Madhe

Tetë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë britanike, pasi janë kapur brenda një jahti luksoz. Shqiptarët dyshohet se po shkonin në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe, gjithmonë duke përdorur këtë jaht, i cili nuk ngrinte dyshime tek autorutetet.

Jahti luksoz u gjet në brigjet e Britanisë së Madhe nga Forcat Kufitare dhe një helikopter. Tetë shtetasit shqiptarë do të trajtohen në përputhje me rregullat e emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa kapiteni i jahtit, një 64-vjeçar britanik u ndalua nga policia dhe është marrë në pyetje. Një zyrtar i Agjencisë Kombetare të Krimit tha se po bashkëpunojnë me partnerët për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e kufijve.

Ai u shpreh:

Goditja e grupeve kriminale të përfshira në kontrabandë njerëzisht është një nga përparësitë tona.”

Ndalimi i 8 shqiptarëve vjen pas gjetjes së trupave të pajetë të 39 emigrantëve në një kamion në Essex.