Sherri tek Ekonomiku, gati sistemi i check-init

Pas konfliktit të ndodhur pak ditë më parë, drejtuesit e Fakultetit Ekonomik në Tiranë kanë shtuar masat e sigurisë për hyrjen e studentëve në auditore. Pas konfliktit, shtohen masat e sigurisë për studentët në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

Studentët që janë transferuar në ambientet e përkohshme tek ish-mensa e Qytetit Studenti dhe auditorët e godinës “Liria” do futen në mësim vetëm me Kartën e Studentit. Administratori i Fakultetit Ekonomik, Ermal Haxhiaj shpjegon vendimin e marrë për rritjen e masave të sigurisë.

Së shpejti në këtë fakultet parashikohet të implementohet edhe sistemi i check-init për rreth 5 mijë studentë. Pasditen e së hënës në ambientet e Fakultetit Ekonomik u konfliktuan një grup studentësh me dy të rinj nga jashtë. Edhe pse policia i ka identifikuar autorët e konfliktit, nuk ka bërë ende arrestimin e tyre.