Rita Ora vjen sërish si aktore, ja filmi ku do e shohim së shpejti

Krahas suksesit në muzikë, Rita Ora njihet edhe si aktore.

Sot, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shfaqet përkrah disa aktorëve të famshëm. Bëhet fjalë për rikrijimin e filmit “Oliver Twist”.

“Jam shumë e nderuar që jam pjesë e #Twist dhe e këtij kasti të mrekullueshëm. Është e pabesueshme të punosh me këta njerëz dhe gjithë ekipin çdo ditë, mezi pres t’ju shoh në 2020!!”, ka shkruar ajo.

Pra, mesa kuptuam, filmi del në vitin 2020, dhe ne mezi po presim të shikojmë suksesin e rradhës të Ritës.