Rama: Jemi si një varkë në mes të detit, na e kanë marrë busullën me forcë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjenevë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davos-it. Gjatë fjalës në një nga panelet e këtij forumi, kryeministri Rama ka theksuar se për Shqipërinë procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm. Ai tha se Shqipëria do të bëjë më të mirën për të rritur bashkëpunimin në rajon.

Rama është shprehur se Ballkani ndodhet si “një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën”.  Me tej kryeministri shtoi se “BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”-tha Rama duke bërë presion me dinakëri ndaj Francës.

“Dua të theksoj se nga sa mbaj mend për këtë iniciativë, kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi. Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është e qartë që nëse procesi i integrimit është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshme- tha ndër të tjera kryeministri Rama.