Pasi mori bashkitë, Rama “masakron” shqiptarët/ Rritet çmimi i ujit – Në Vlorë, 50% më shtrenjtë, rritje edhe për ujërat e ndotur

Enti Rregullator i Ujit ka vendosur rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizmieve në 4 qytete të vendit. Vlora dhe Kruja do të paguajnë më shtrenjtë duke filluar nga muaji dhjetor, ndërkohë që për Beratin dhe Kuçovën rritja ka nisur të aplikohet që prej datës 1 nëntor.  Rritja më e ndjeshme i takon qytetit të Vlorës, duke qenë se tashmë konsumatorët do të paguajnë për ujin e pijshëm 45 lekë/m3 nga 30 lekë/m3, apo 50% më shtrenjtë se sa paguanin aktualisht.

Rritje për këtë qytet kanë pësuar dhe tarifat për konsumatorët publikë, duke shkuar nga 60 në 100 lekë/m3, si dhe për bizneset që do të paguajnë 100 lekë/m3 nga 80 lekë/m3 që paguanin deri më tani. Po kështu, ERRU ka shtrenjtuar për Vlorën edhe tarifat për largimin e ujërave të ndotur për të 3 kategoritë e mësipërme si dhe tarifën fikse që paguhet çdo muaj. Ndërkaq, rritja e çmimit është më e ulët në qytetet e tjerë.

Kështu, në Berat-Kuçovë aktualisht, banorët paguajnë 48 lekë/m³ për furnizimin me ujë dhe 13 lekë/ m³ për largimin e ujërave të ndotur. Ndërkohë që, me tarifat e reja do të paguhet 50 lekë/m³ për furnizimin me ujë dhe 14 lekë/m³ për ujërat e ndotur.

Në Krujë, rritja më e ndjeshme është bërë për kategorinë e bizneseve, të cilët do të paguajnë 25% më shumë për ujin e pijshëm. Për këtë qytet është 2-fishuar edhe tarifa fikse , duke shkuar 100 lekë për konsumatorët familjarë dhe 200 lekë për klientët publikë dhe bizneset.

Ndërkaq, për herë të parë ERRU ka miratuar tarifa zyrtare edhe për ujësjellësin e Himarës, duke vendosur tarifimin e 55 lekë/m3 për familjarët dhe 100 lekë/m3 për klientët publikë dhe bizneset.

ÇMIMI I UJIT NË VLORË

TARIFAT E FURNIZIMIT ME UJË

KONSUMATORË FAMILJARË

ISHTE 30 lekë/m³ BËHET 45 lekë/m³

KONSUMATORË PUBLIK

ISHTE 60 lekë/m³  BËHET 100 lekë/m³

KONSUMATORË PRIVAT

ISHTE 80 lekë/m³ BËHET 100 lekë/m³

TARIFA PËR UJËRAT E NDOTUR

KONSUMATORË FAMILJARË

ISHTE 11 lekë/m³ BËHET 15 lekë/m³

KONSUMATORË PUBLIK

ISHTE 13 lekë/m³  BËHET 25 lekë/m³

KONSUMATORË PRIVAT

ISHTE 13 lekë/m³ BËHET 25 lekë/m³

TARIFA FIKSE

KONSUMATORË FAMILJARË

ISHTE 80 lekë/m³ BËHET 100 lekë/m³

KONSUMATORË PUBLIK

ISHTE 80 lekë/m³  BËHET 150 lekë/m³

KONSUMATORË PRIVAT

ISHTE 80 lekë/m³ BËHET 150 lekë/m³

/Scan