Palmer: Dialog dhe marrëveshje për Reformën Zgjedhore

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, duke folur në samitin e Davos ka apeluar sërish për dialog mes palëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri. ”Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”. Prandaj, ai theksoi nga ana tjetër se: “Do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.