Nuk kanë fund polemikat, këngëtari shqiptar akuza ndaj Festivalit të RTSH-së

Duket se polemikat për festivalin e këtij viti të RTSH-së nuk kanë fund.

Erik Lloshi nuk është pranuar të bëhet pjesë e Festivalit të Këngës.

I ftuar së fundmi në emisionin “Semafor” në RTSH, Eriku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe zbuloi se në festival ka kompozitorë të huaj, gjë që nuk është e lejueshme.

“Isha me tekst dhe muzikë të shkruajtur nga vetë unë. Me atë informacion që kam, ka kompozitorë të huaj gjë që nuk është e lejueshme dhe më vjen shumë keq për këtë pjesë.

Ka kompozitorë që nuk kanë kombësi shqiptare. Unë do vazhdoj ta them që është e padrejtë”, u shpreh Eriku.