Një nga motrat Kardashian lë reality-shown, rrezikohet fama e familjes?

“Keeping up with the Kardashians” do të ndryshojë rrënjësisht. Edhe pse prej disa muajsh thashethemesh qarkullojnë nëpër media, Kourtney konfirmoi zyrtarisht se po bën një hap prapa në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj.

Ajo konfirmoi lajmin gjatë një interviste me “Entertainment Tonight”, duke thënë:

“Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani, në këtë dhomë ”.

Kim dhe Khloe komentuan largimin e motrës së tyre nga shfaqja.

“Ne e duam Kourtney -n dhe do të na mungojë çfarëdo që ajo vendos të bëjë, por njerëzit vijnë e shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje. Ndihemi sikur është një derë rrotulluese, kështu që Kourtney mund të largohet dhe të kthehet. Të gjithë kthehen”, tha Khloé.

Kourtney është një nga personazhet kryesore në reality shown më të ndjekur në Amerikë për vite me radhë, kështu që shfaqja do të jetë padyshim shumë ndryshe pa të.

Por ajo që nuk dihet ende është fati i “Keeping Up With The Kardashians”, pasi sipas kontratës, show nuk mund të realizohet nëse nuk janë të gjitha vajzat e familjes Kardashian-Jenner.

Ende nuk ka një përgjigje për këtë, megjithatë nëse show mbyllet, shumë persona mendojnë se fama e familjes së njohur do të pësojë lëkundje.